Biznesi Social

Çka është biznesi social?

Siç është definuar nga fituesi i cmimit Nobël, Prof. Muhammad Yunus, biznesi social nënkupton trajtimin e problemeve shoqërore duke përdorur instrumente ekonomike, finansiare, dhe menaxheriale (Yunus, 2005). Por biznesi social ka traditë më të gjatë në Evropë, ai pjesërisht përfshinë kooperativat, organizatat jofitimprurëse ose ata me profit të ulët, këshillat lokal, etj.

Edhe pse në forma të ndryshme, biznesi social në esencën e tij paraqet aktivitet të planifikuar që ka për qëllim trajtimin e problemeve sociale përmes biznesit.

Njejtë si bizneset normale, ai gjeneron profit, i cili më pas re-investohet për qëllime shoqërore dhe nuk u distribuohet aksionerëve. Në një mënyrë, biznesi social nënkupton integrimin e perspektivës etike në biznes.

Inicimi i një biznesi social ka dy anë pozitive: gjeneron vende pune të reja, dhe trajton probleme aktuale shoqërore.

Mësoni më shumë për bizneset sociale duke eksploruar referencat tona, shembujt Evropian, dhe disa uebsajte të rëndësishëme.