Programi SEE

SEE Programi edukativ per Biznes social (SEE Program) është projekt multilateral evropjan I sponzoruar nga Education, Audiovisual and Culture Executive Agency (EACEA) e Komisionit evropjan, pjesë e Lifelong Learning Programme.

Programi SEE ka si pikënisje domethënien e impaktit të lartë potencial që biznesi social ka mbi situatën e rëndë aktuale që mbizotëron në tëre Evropën. Biznesi social nënkupton targetim të cështjeve sociale si varfëria, papunësia, arsimi, shëndetësia, etj, nga organizata që synojnë të maksimizojnë impaktin social, para qëllimit për të maksimizuar profitet. Këta lloje organizatash kanë potencial për të qenë përgjigje ndaj krizës aktuale ekonomike.

Qëllimi primar i programit SEE është krijimi i një programi edukativ dhe materialeve të kualitet të lartë si për sipërmarrës social actual ashtu edhe për ata potencial. Për të bërë këtë realitet, do të përdoret një qasje bottom-up (nga posht-lartë), duke filluar nga analiza e sipermarrjeve sociale, intervistave me sipërmarrës, si dhe analizë të programeve ekzistuese.

Programi SEE përbëhet nga një partneritet i cili ngërthen në vete sipërmarrje sociale, OJQ, univerzitete dhe biznes start-up qendra ose inkubatorë nga e tërë Evropa.